LajmeSport

Mbrëmje vendimtare në Ligën e Kampionëve

Sot rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve me dy përballje që pritet të vendosin fatin e gjysmëfinalistëve të parë të sezonit 2025/26. Në fokus janë duelet Atletico Madrid-Barcelona dhe Liverpool-Paris Saint-Germain.

Në Madrid, Barcelona përballet me një mision të vështirë pas humbjes 0-2 në ndeshjen e parë. Katalunasit duhet të reagojnë fort në udhëtim, ndërsa Atletico Madrid synon të mbrojë avantazhin dhe të shfrytëzojë çdo hapësirë. Një gol i hershëm mund të ndryshojë gjithçka në këtë përballje.

Ndërkohë në Angli, Liverpool ka një mision të vështirë pas humbjes 0-2 në Paris. “The Reds” do të kërkojnë një mbrëmje perfekte në “Anfield”, aty ku shpesh janë kthyer historitë e mëdha evropiane. PSG, nga ana tjetër, synon të menaxhojë avantazhin dhe të godasë në kundërsulm.

Sa i përket ndeshjeve të nesërme, Arsenali pret Sporting Lisbonën me epërsinë minimale 1-0, ndërsa supersfida mes Bayern Munich dhe Real Madrid mbetet plotësisht e hapur pas rezultatit 2-1 në ndeshjen e parë. Të gjitha ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 21:00.

Related Articles

Back to top button
Close
Close