LajmeMaqedoniTopLajm

Mbi dhjetë mij qytetarë të Maqedonisë veriut marin dozën e tretë kundës Kovid19

Numri i qytetarëve që kanë marrë dozën e tretë kundër Kovid-19 është vazhdimisht në rritje. Të dhënat statistikore të autoriteteve shëndetësore në vend tregojnë se vetëm të premten 4.720 qytetarë morën dozën e tretë, pra 638 qytetarë morën dozën e parë, ndërsa u rivaksinuan 1.472. Deri të premten janë vaksinuar gjithsej 801.326 qytetarë, derisa janë rivaksinuar 769.356, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 10.386 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar 57 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç dhe 33 për qind e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinimin me një dozë të popullatës së rritur është 57 për qind, dhe përfishirja me dy doza mbulon 46 për qind të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35 për qind e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.

Nga ana tjetër, gjendja me rastet pozitive të Kovid-19 nuk ka ndryshuar shumë. Nga testet e fundit më shumë se dhjetë për qind kanë rezultuar pozitivë ndaj Kovid-19, pra nga gjithsej 4.151 testime të djeshme, 482 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Kovid-19. Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se ditën e djeshme janë regjistruar 280 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 199.539, numri i pacientëve të shëruar është 186.211, numri i të vdekurve është 7.036, dhe numri i rasteve aktive është 6.292.

Related Articles

Back to top button
Close
Close