
Barcelona po intensifikon përpjekjet për transferimin e Julián Alvarez, me klubin katalanas që synon ta bëjë sulmuesin e Atletico Madridit objektivin kryesor për repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të verës.
Eksperti i afatit kalimtar, Matteo Moretto, ka zbuluar se drejtuesit e Barçës janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje serioze për argjentinasin në javët e ardhshme.
“Barcelona dëshiron që ai të jetë plani A për sulmin. Klubi planifikon të kontaktojë Atleticon dhe agjentin e lojtarit.
Atletico kërkon mbi 100 milionë euro, ndërsa Barça po shqyrton mundësinë e përfshirjes së disa lojtarëve në marrëveshje për të ulur koston e transferimit”, deklaroi Moretto.
Shtatë sulmues që Barcelona mund t’i marrë në konsideratë – do të kushtonin më pak se Julian Alvarez dhe Joao Pedro
Moretto shtoi gjithashtu se Joao Pedro është një tjetër alternativë që po monitorohet nga katalanasit për repartin ofensiv, megjithatë prioriteti kryesor vazhdon të jetë Alvarez.
Raportimet e mëhershme nga i njëjti gazetar sugjerojnë se sulmuesi argjentinas do ta konsideronte Barcelonën si destinacionin e tij të preferuar në rast se vendos të largohet nga Atletico Madrid.



