LajmeShowbiz

Mbështetje e jashtëzakonshme për profesorin Lulzim Paci nga Vushtria

Profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci, po vazhdon të komentohet për videot e tij, kryesisht vallëzimet në rrjetet sociale.

Ai tashmë vazhdon të jetë shumë i përfolur, ndërkohë që edhe prezent në shumë media për të dhënë versionin e tij, e gjithashtu për t’iu përgjigjur fyerjeve e kritikave të njerëzve.

I njëjti së fundmi ka qenë pjesë e Kanal 10, ku ka treguar se pas emisionit do ta realizojë një video me këngëtaren Dafina Zeqiri.

“Është duke na pritur pas emisionit për të xhiruar një video në TikTok, shpresojmë që t’i thyejmë barrierat dhe klikimet. Unë do të kërkoj prej Dafinës që së paku pëlqimet në atë video t’iu dedikohen familjeve të varfra. Unë nuk kam nevojë, mirë qëndroj financiarisht. Të gjitha të hollat t’ia dedikojmë familjeve në nevojë”, ka thënë ai.

Përkrahje për profesorin deri më tani kanë shprehur edhe shumë fytyra publike të tjera si Adriana Matoshi, Gjiko, Labinot Tahiri etj.

Gjiko i del në mbrojtje profesorit nga Vushtrria: Është shumë e padrejtë që t’ia shkatërrojmë jetën dikujt vetëm pse e ka shprehur talentin

Labi madje theksoi se nesër (e martë) do të ketë një takim me profesorin dhe do t’ia bëjë një dhuratë, tri ditë pushime në Shqipëri ose në Turqi.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close