LajmeMaqedoniTopLajm

Kodi zgjedhor: VMRO-DPMNE në takime me partitë e vogla

VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e koalicionit kanë bërë të ditur se kanë filluar bisedimet thelbësore me partitë politike parlamentare, para së gjithash me partitë që kanë nënshkruar propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. Siç thuhet, qëllimi i takimeve janë ndryshimet që propozohen respektivisht formimi i një njësie zgjedhore. Gjatë së Hënës VMRO-DPMNE është takuar me Lidhjen Demokratike dhe me VMRO-Partia Popullore.

NIKOLA MICEVSKI – VMRO-DPMNE

“Partitë politike kanë ide të ndryshme, në fund konkluduam se ky process duhet të fillojë në drejtim të demokratizimit të vendit. Shohim se krijohet klimë për këtë cështje dhe procesi do të vijojë në periudhën e ardhshme”

Pavle Trajanovi nga Lidhja Demokratike në një press-konferencë ka prezantuar qëndrimet e partisë lidhur me reformat zgjedhore, që sipas tij, duhet të zhvillohen në tri faza.

PAVLE TRAJANOV – LIDHJA DEMOKRATIKE

“Në fazën e parë duhet të miratohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me cka RMV-ja do të jetë një njësi zgjedhore pa prag zgjedhor, në fazën e dytë të bëhet reforma më të plota në rregullativën zgjedhore ku do të mënjanohen përparësitë sistematike të katër partive rreth prezantimit medial dhe në fazën e tretë ndryshimet kushtetuese me të cilët do të ulet numri i deputetëve nga 120 në 90”

VMRO-DPMNE paralajmëron se takimet me përfaqësues tjerë të partive politike do të vijojnë edhe ditëve në vazhdim, me qëllim të, sic thuhet, këmbimit të mendimeve dhe përvojave rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close