LajmeShowbiz

Mbajti të fshehtë partnerin dhe ardhjen në jetë të fëmijës, zbulohet emri i djalit të Shkurte Gashit

Shkurte Gashi mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë, para pak ditësh.

Por këngëtarja e mbajti të fshehtë lajmin që u bë nënë, si edhe shtatzëninë e saj.

Megjithatë burime pranë saj konfirmuan se këngëtarja është bërë nënë.

Ndërsa tani është zbuluar edhe emri i djalit të porsalindur të Shkurte Gashit.

Ajo ka vendosur të pagëzojë të birin me emrin Mal.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga festa në shtëpinë e këngëtares për mikëpritjen e djalit, shihet kudo i shkruar emri i vogëlushit, në tullumbace dhe derën e dhomës.

Ndërkohë këngëtarja ka vendosur të qëndrojë e heshtur, duke e mbajtur në privatësi të plotë jetën e saj personale.

Gjithashtu, Shkurte Gashi ka mbajtur të fshehtë edhe mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën, babain e fëmijës së saj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close