LajmeRajonTopLajm

Abazovic paralajmëroi dje, sot ndodhën arrestime të zyrtarëve të lartë në Mal të Zi

“Ka filluar lufta kundër korrupsionit. Drejtësia do të trokasë në derën e të gjithë atyre që kanë mëkatuar kundër ligjit”. Ky ishte paralajmërimi që dje ka bërë zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Një ditë më pas, në mëngjesin e sot kanë filluar arrestimet e disa zyrtarëve të lartë në Malin e Zi.

Drejtori i Administratës së Pasurive të Paluajtshme, Dragan Kovaçeviq, u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Kreu i Njësisë rajonale të Kotorrit, Veselin Miletiq është arrestuar po ashtu. Kovaçeviqi është arrestuar në lidhje me ndërtimin e një shtëpie në emrin e tij, e cila është në zonën e pronës detare të shtetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close