LajmeRajonTopLajm

Maskat e çuditshme të Hagës që e ruajtën rreptësishtë Thaçin gjatë vizitës në QKUK

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është rikthyer dje vetëm për pak orë nga Haga, sa për të parë prindin e tij të sëmurë. Kjo vizitë është pranuar pas disa refuzimesh të Hagës dhe pas ankesave të shumta se Thaçit po i shkelen të drejtat njerëzore.

Gjatë kësaj vizite dhe qëndrimit në QKUK deri në momentin kur ka dalë për t’u larguar nga oborri i spitalit, Thaçi është ruajtur me masa të rrepta sigurie.

Personat e sigurimit të Hagës të veshur me disa maska të çuditshme që shkonin nga pjesa e qafës e deri tek sytë, e kanë ruajtur rreptësishtë Thaçin.

Një prej mjekëve që e ka përqafuar dhe që Thaçi i ka thënë disa fjalë tek shkallët dalëse, i është tërhequr vërejtja nga të njëjtit, derisa njëri prej tyre është rikthyer dhe ka shkëmbyer edhe disa fjalë me mjekun në fjalë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi qëndroi në Kosovë të enjten,  për herë të tretë që nga 5 nëntori i vitit 2020 kur u arrestua nga Gjykata Speciale vizitoi Kosovën.

Ai  erdhi edhe ditën e djeshme për të njëjtën arsye, vizitë prindërve të sëmurë rëndë.

Thaçit iu lejua vizita te i ati pas dy refuzimeve  e nën masa të rrepta sigurie./Express

Related Articles

Back to top button
Close
Close