
Si duket kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen i urren myslimanët. Kështu ajo së paku po e shfaq fushatën e saj presidenciale atje. Marine Le Pen u zotua të enjten të vërë gjoba për gratë myslimane që mbajnë shami në publik. Kandidatët bënë një thirrje të fundit për vota pak ditë përpara zgjedhjeve që janë gjithnjë e më afër.
Duke folur për radion RTL, Le Pen shpjegoi se si do të zbatohej ligji i saj për të ndaluar shaminë në të gjitha hapësirat publike, duke thënë se do të zbatohej nga policia në të njëjtën mënyrë si vendosja e rripit të sigurimit në makina.
Një 70-vjeçare me origjinë algjeriane sfidoi Le Pen publikisht. Ajo e pyeti kandidaten për presidente se pse e mbështet ndalimin e shamisë.
Le Pen u përgjigj: “Shamia është një uniformë e imponuar me kalimin e kohës nga njerëzit që kanë një vizion radikal të Islamit”.
Nënkampionja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze shpjegoi se do të gjobiste çdo grua që shihet me shami në publik.
Ai ka ngritur polemika më parë duke mbështetur legjislacionin në vitin 2020, i cili argumentonte se hixhabi është një simbol i “kundër-shoqërisë islame” dhe “ndan burrat dhe gratë”.



