
Zv. kryeministri Bojan Mariçiq thotë se partia greke “Demokracia e Re” e cila ishte kundër Marrëveshjes së Prespës po sillet në mënyrë më të ndërgjegjshme se VMRO-DPMNE.
“Demokracia e Re po sille më më shumë përgjegjshmëri ndaj Marrëveshjes së Prespës se sa VMRO-DPMNE, edhe pse ishte kundër miratimit të saj në kuvendin grek. Megjithatë, që kur presidenti Joe Biden e vendosi Marrëveshjen e Prespës si një nga shtyllat e stabilitietit rajonal në vendimin e tij ekzekutiv, mendoj se nuk ka dyshime tek asnjë politikan serioz se marrëveshja duhet të respektohet dhe zbatohet, sepse i dha fund një mosmarrëveshjeje të gjatë, anëtarësimit tonë në NATO dhe hapi perspektivën tonë evropiane”, tha Mariçiq në intervistë për “Nezavisen”.



