
“Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm dhe ka 65 deputetë”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përgjigje të njoftimeve të disa partnerëve më të vegjël të koalicionit se do të largohen nga shumica qeveritare nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre që kanë të bëjnë kryesisht me ndryshimin e Kodit Zgjedhorë.
“Koalicioni është stabil dhe numëron 65 deputetë. Është normale që brenda koalicionit të ketë parti politike me pikëpamje të caktuara që dallojnë ideologjikisht ose operacionalisht nga partitë e tjera politike, por në linjat kryesore politike të koalicionit qeveritar të gjitha kanë të njëjtin qëndrim.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në grupin punues për ndryshime në kodin zgjedhor do të bisedohet për të gjitha theksoi Kovaçevski, pas deklaratave të ashpra të RDM-së, VMRO-PP dhe Partisë së Turqve se është e patjetërsueshme Maqedonia të ketë një njësi zgjedhore, pa prag zgjedhor. Dinjiteti veçmë ka paralajmëruar se do të shqyrtojnë përfshirjen e tyre në qeveri, për shkak se nuk është pranuar që të kompensohen 15 “branitellë” apo familjet e tyre.
Ndërkaq, përskaj kundërshtimeve të VMRO-DPMNE-së,edhe partive më të vogla të koalicionit qeveritar për propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, kryeministri shprehet optimist se bllokim të kuvendit nuk do të ketë.
“Nuk do të lejojmë të ketë më bllokim të Kuvendit, për shkak se dy vite ka vetëm bllokada në Kuvend, qytetarëve nuk u duhen bllokadat, por atyre u duhen korridore dhe autostrada.”, tha Kovaçevski.
Ndërkohë propozim ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d ndodhen në procedurë të shkurtë parlamentare me yll evropian.



