MaqedoniTopLajm

Maqedoni: 35 vjeçari ndërron jetë nga Kovid-19, ishte arratisur nga spitali

Qytetari M.A. (35) nga Manastiri i hospitalizuar në Spitalin klinik – Manastir është arratisur nga reparti infektiv ku është mjekuar nga infeksioni i shkaktuar nga Kovid-19, ndërsa pas disa orësh pasi është kthyer në spital ka vdekur.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite pasi M.A. është arratisur nga spitali, pas denoncimit të shërbimeve kompetente dhe me intervenimin e policisë është gjetur në shtëpi dhe me shërbimin e ndihmës së shpejtë është kthyer për mjekim.

“Pacienti, pozitiv në Kovid-19 në spital është kthyer me automjetin e ndihmës së shpejtë, por në gjendje të rëndë shëndetësore, jokontaktibil, me vlera të ulëta të frymëmarrjes dhe cianozë të theksuar. Edhe krahas masave të ndërmarra për reanimacion në orën 18:45 pacienti ka vdekur me pasqyrë të rëndë klinike të insufiencës së rëndë kardiorespiratore, sqarojnë autoritetet shëndetësore dhe konfirmojnë se gjatë natës në repartin infektiv në Manastir përveç 35-vjeçarit, nga Kovid-19 kanë vdekur edhe dy persona të tjerë të moshës 55 dhe 73 vjeçare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close