LajmeSport
Manchester Unitedi pritet të jetë shumë gjatë pa mbrojtësin e tyre anësor, Patrick Dorgu, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit. 21-vjeçari e zbuloi problemin në pjesën e dytë të fitores 3-2 të së dielës ndaj Arsenalit, një ndeshje në të cilën ai gjithashtu shënoi. Edhe pse fillimisht mendohej se ishte vetëm një shtrëngim, vlerësimet e mëtejshme sugjerojnë një mungesë më të gjatë. Sipas mediumit The Athletic, anësori i Manchester United do të mungojë për rreth 10 javë pasi pësoi një dëmtim në kofshë. Kjo pengesë është një goditje për trajnerin e përkohshëm Michael Carrick, pasi Dorgu rrezikon të mungojë deri në tetë ndeshje. Dorgu është përmirësuar vazhdimisht që nga largimi i Ruben Amorim dhe po bëhej një lojtar kyç për klubin nga Old Trafford.

Në orët e fundit, disa thashetheme kanë qarkulluar rreth të ardhmes së Trent Alexander-Arnold.
I mbërritur verën e kaluar si transferim i lirë nga Liverpooli, mbrojtësi i krahut ka vuajtur për t’u përshtatur te Real Madridi dhe mund të kthehet në mënyrë sensacionale në Angli.
Manchester City thuhet se është i interesuar për të. Klubi i Guardiolës po shqyrton një transferim huazimi këtë afat kalimtar ose një blerje të përhershme në verë.
Megjithatë, nuk do të jetw një operacion me kosto të ulët, pasi Alexander-Arnold është nën kontratë me Los Blancos deri në vitin 2029.



