LajmeMaqedoniTopLajm

Majan Vejseli vazhdon thellimin e bashkëpunimit të HMV me hekurudhat e Kosovës

Drrejtori i Hekurudhave të Maqedonisë SHA-Transport, ka vazhduar me punën e tij duke lidhur bashkëpunime dhe duke marë fonde dhe mbështetje nga vende të ndryshme të rajonit, shkruan Top24.
Vejseli së fundmi ka pritur në takim delegacionin nga hekurudhat e Kosovës Trainkos SH.A, i përbërë nga Nol Dedaj kryesues i bordit të drejtorëve, Blerina Shamolli drejtor i bordit të drejtorëve, Shaban Neziri drejtor i bordit të drejtorëve, Gelor Shala – kryeshef ekzekutiv i HK-Trainkos Sh.A dhe Sefedin Sefaj menaxher për planifikim, zhvillim, koordinim dhe shpedicion.
“Takova përfaqësuesit e Trainkos SH.A nga Kosova, i përbërë nga Nol Dedaj,Blerina Shamolli, Shaban Neziri, Gelor Shala dhe Sefedin Sefaj. Në kuadër të këtij takimi ishte edhe marrëveshja e të dy shteteve, Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës së shpejti do të filloj të funksionoj pika e përbashkët doganore për hekurudhat në Han të Elezit” deklaroi drejtori i HMV, Majan Vejsli.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close