
Në vend që të rikthehet në punën si aktor në teatrin e tij amë, Teatrin Dramatik në Shkup, Llutkov e vazhdon angazhimin në administratën shtetërore, tashmë në pozitën e koordinatorit kombëtar për kulturë, transmeton Zyrtare.net
Llutkov ishte ministër i Kulturës dhe Turizmit që nga formimi i Qeverisë në vitin 2024, ndërsa funksionin e la në kuadër të riformatimit të përbërjes qeveritare.
Në vend të tij u emërua zëvendësministri i atëhershëm, Sedat Sulejmani. Dorëzimi i detyrës ministrore u bë më 15 korrik, kur Sulejmani zyrtarisht mori detyrën e ministrit të Kulturës dhe Turizmit.
Me emërimin e ri, Llutkov mbetet i angazhuar në fushën e kulturës, por kësaj radhe si koordinator kombëtar në Qeveri.
Në faqen zyrtare të Qeverisë, në listën e koordinatorëve kombëtarë që ishte e disponueshme në momentin e publikimit, emri i Llutkovit ende nuk figuron, çka tregon se faqja nuk është përditësuar me emërimin e ri./Zyrtare.net/



