
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë së Veriut, përmes një reagimi ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së Ivan Stoilkoviç në manifestimin e Repubikës Sërbska në Bosnje duke theksuar se Stoilkoviq ka marrë pjesë në një manifestim me SNS-në e Vuçiçit dhe “Ujqit e Natës” të Putinit, shkruan Top24
❗️Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Mickoskit, Ivan Stoilkoviq, ka marrë pjesë në një ngjarje në Republikën Srpska, së bashku me “Ujqërit e Natës” të Putinit.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Stoilkoviq madje mburret se në këto ngjarje më shumë se ai ka marrë pjesë vetëm Nikolla Selakoviq, ministër i Kulturës i Serbisë, i cili akuzohet për skandalin me Shtabin e Përgjithshëm dhe për të cilin është caktuar seanca gjyqësore më 4 shkurt.
Kjo vjen pas një skandali të madh korrupsioni, pasi Jared Kushner, dhëndri i Trumpit, e tërhoqi kompaninë e tij nga projekti në Beograd për shkak të korrupsionit dhe krimit.
A është ky filmi mafioz për të cilin flet partneri tenderues i Mickoskit, Maksim dhe ZNAM?
👉 Kjo nuk është rastësi. Ky është dëshmi për gjithçka që thotë LSDM-ja dhe për lidhjet mes VMRO-së së Mickoskit dhe SNS-it të Vuçiqit.
Së bashku i paralajmëruan edhe zgjedhjet për Krishtlindje, në festën më të madhe të krishterë – vetëm se Vuçiqi një orë para Mickoskit. Kjo ishte e vetmja diferencë.
Veprojnë bashkë, copy-paste!
Bashkë janë edhe me “Ujqërit e Natës” të Putinit. A ka ende dikush që nuk e ka të qartë?
⁉️ A është Stoilkoviqi oficer ndërlidhës me SNS-in dhe Rusinë në qeverinë e Mickoskit?
A është tani për të gjithë e qartë fushata anti-BE e qeverisë së Mickoskit dhe izolimi i qëllimshëm për të vazhduar tenderët kriminalë?



