
Në adresë të redaksisë së portalit Top24 kanë aritur disa fotografi nga vendbanimi Kamjan i komunës së Bogovinës të ku përmes tyre paraqitet rruga kryesore e fshatit e cila është një rrugë regjionale që lidh kamjanin me fshatrat tjerë të Tetovës dhe komunës së Bogovinës. Sipas të njejtit burim ndriçimi publik është jashtë funksionit edhe në disa lagje të tjera por kjo rrugë paraqet rezik përshkak të lëvizjeve që ka. Ata apelojnë komunën e Bogovinës që gjatë ditë së sotme të marrin masa dhe të kthejnë në funksion ndriçimin publik. Top24





