LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Sondazhet do të mbulojnë rënien e lirë të Mickoskit

Sondazhi i porositur i djeshëm nga VMRO-OKG dhe “sondazhi” i fundit nga partneri i tyre Maksim Dimitrievski i publikuar sot, janë një pasqyrë e të njëjtit realitet të rremë në të cilin jeton koalicioni qeverisës i tenderave. Në sondazhin e VMRO-OKG, LSDM është tashmë partia e dytë, dhe VMRO ka regjistruar një rënie të re prej 3.5% në vetëm dy muaj. Në sondazhin e Maksim, ZNAM është partia e parë në Maqedoni dhe më e fortë se VMRO-OKG, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Një parti që nuk ekziston më në asnjë sondazh serioz, e cila po braktiset nga anëtarët e saj të fundit, dhe udhëheqësi i së cilës është pjesë e koalicionit qeverisës të tenderit, tani po njofton se është forca më e fortë politike në vend, thotë LSDM për anketën e ZNAM.

Sipas kësaj partie çdo gjë që publikon VMRO është e pa kuptimtë duke gënjyer përmes sondazheve të porositura.

‘’Çdo gjë që VMRO-OKG dhe satelitët e saj ende po publikojnë është krejtësisht e pakuptimtë. Ata gënjejnë aq shumë sa nuk kanë më kufij dhe as turp. Sondazhe të porositura, “hulumtime” të porositura, përfundime të porositura – gjithçka është pjesë e të njëjtit operacion për të krijuar një realitet të rremë në të cilin VMRO-OKG dhe partnerët e saj satelitë janë “të pamposhtur”, ndërsa në realitet janë në rënie të lirë’’’, thotë LSDM

LSDM shton më tej se Mickoski dhe VMRO kanë humbur mbi 150 mijë vota dhe se sondazhet janë alibi për zgjedhjet pët ët cilat i duet për ta përdorur opozitën.

Mickoski, për shkak të gënjeshtrave të tij në fushatë dhe tani ndërsa drejton qeverinë, ka humbur kaq shumë nga rejtingu I tij, dhe organizata kriminale VMRO-DPMNE ka humbur mbi 150,000 vota. Mickoski kërkon me këmbëngulje një alibi nga opozita për zgjedhjet.Çdo ditë ai këmbëngul që dikush nga opozita ta “sfidojë” atë nzgjedhje, megjithëse fakti është se ai tashmë i ka caktuar datat. Ai nuk mund të presë më që ekonomia dhe buxheti të shemben plotësisht. Siç paralajmëruam – kur të mos ketë më para, domethënë, kur të shterohet mundësia e huazimit për tendera kriminalë të partisë, Mickoski do të detyrohet të shpallë zgjedhje të parakohshme’’, përfundon komunikta e LSDM-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close