LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM sërish me apel: Bojkotimi i regjistrimit të popullsisë është vepër penale

LSDM-ja me anë të një kumtese thotë se “bojkotimi i regjistrimit të popullsisë është vepër penale, ndërsa çdo individ me regjistrim do të kontribuojë në zhvillimin e shtetit”.

“Regjistrimi në prill do të zbatohet me respektim të plotë të protokolleve shëndetësore dhe masave për mbrojtje nga coronavirusi. Shëndeti do të tërësisht i mbrojtur, si për regjistruesit ashtu edhe për qytetarët dhe procesi i regjistrimit do të jetë i sigurt nga aspekti shëndetësor. Pas 19 viteve pa regjistrim, mbajtja e këtij regjistrimi në pranverë është puna më e rëndësishme shtetërore dhe akt i lartë patriotik. Ky regjistrim duhet të jetë sukses i përbashkët për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesë e LSDM-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close