
LSDM sot akuzon partinë në pushtet OBRM-PDUKM-në se ka degraduar institucionet e vendit.
“A ka ndonjë që beson seriozisht te Mickoski?
A duhet t’i besojnë qytetarët një prokurorie për të cilën pak ditë më parë Komisioni Evropian publikoi një raport ku shprehet qartë ndikimi politik, pra ndikimi i Mickoskit mbi të?
A është kjo e njëjta prokurori që emëron Mickoski, që e thërret nga foltorja e Kuvendit, që i bën presion përmes medias dhe që e përdor për të urdhëruar përndjekje politike përmes telefonit?
Pse fshihen rezultatet e analizave të ujit në Gostivar?
Sepse e njëjta prokurori, me urdhër të Mickoskit, po i fsheh rezultatet sepse ato mund të çojnë në gjetje të reja dhe përgjegjësi të reja?
OBRM-PDUKM vazhdon të përpiqet ta reduktojë përgjegjësinë vetëm në “morale” dhe ta zhvendosë atë në nivel lokal, ndërsa institucionet që kontrollon vazhdojnë të heshtin dhe të fshehin informacionin.
Qytetarët e Gostivarit, dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë, meritojnë të dinë të gjithë të vërtetën dhe jo justifikime dhe përgjegjësi selektive që mbrojnë strukturën kriminale të qeverisë”, thonë nga LSDM.


