
Rikonstruksioni i paralajmëruar i Qeverisë së Mickoskit është vetëm zëvendësim i “Kurto me Murto” dhe asgjë më shumë, vlerësojnë nga LSDM.
Sipas tyre, zëvendësimi i disa emrave në Qeveri nuk do të sjellë asnjë ndryshim për qytetarët, sepse problemi qëndron te politikat e kësaj qeverie të paaftë dhe kriminale.
“Pas dy vitesh qeverisje, Qeveria e Hristijan Mickoskit nuk ka dorëzuar as rezultate ekonomike, as standard më të lartë jetese, as drejtësi — asgjë. Asnjë premtim zgjedhor nuk është realizuar”, theksojnë nga LSDM.



