LajmeMaqedoni

LSDM ofron prova se Inspektorati ia ka marrë kompetencat Izet Mexhitit!

Lidhja Socialdemokrate publikoi disa dokumente përmes së cilave pretendon që Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti është përfshirë në afera korruptive. Sipas deputetit të LSDM-së Martin Kostovski, janë nxjerrë prova që vërtetojnë se Mexhiti si Ministër i Mjedisit ka anashkaluar në mënyrë të paligjshme procedurat institucionale për të vendosur se cilat dokumente dhe raste do të miratohen apo ndalohen.

Martin Kostovski nga LSDM: “Inspektorati Administrativ Shtetëror, me Vendimin Nr. 11-1653/2024 të datës 17 janar 2025 i hoqi zyrtarisht kompetencat Mexhitit në pjesën e nënshkrimit të dokumenteve administrative. Ky vendim konfirmon qartë se veprimet e paligjshme të Mexhitit janë zbuluar dhe sanksionuar.”

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close