
Opozitarja LSDM ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe VMRO-DPMNE-në për rikthim të praktikave të vjetra të regjimit, përmes blerjes së softuerëve të dyshimtë për përgjimin e qytetarëve. Sipas LSDM-së, MPB-ja në fillim të majit ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e programeve që janë përdorur më parë nga shërbimet sekrete serbe për ndjekjen e gazetarëve dhe aktivistëve.
“A janë ndjekja dhe përgjimi i gazetarëve, aktivistëve dhe kundërshtarëve politikë objektiv i MVRO-VMRO-së? Softuerët “Cellebrite Insights Pro” dhe “NoviSpy” janë mjete të zhvilluara për nevojat e Agjencisë së Sigurisë dhe Informimit të Serbisë. Problematike është fakti se në mediat ndërkombëtare dhe në deklarata zyrtare nga Google, këto softuerë janë përmendur si të përdorur për ndjekjen e gazetarëve dhe aktivistëve”, tha Metodija Ilievski, Nënkryetar LSDM.
Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva i përgënjeshtroi këto, duke treguar se softueri është blerë në kohën kur socialdemokratët kanë qenë në pushtet dhe se e dinë saktë se i njëjtë nuk mund të funksionojnë të cilat duhet rinovuar çdo vit.
“Kjo marrëveshje që e përmendin është kornizë për tre vjet për furnizim të licencave dhe asgjë më shumë se kaq! Imagjinoni, marrin pajisje në kohën e tyre dhe sot dalin në konferencë për media dhe liferojnë gënjeshtra. Mendoj se me të vërtetë nuk e di çfarë të them më tepër se atje mbizotëron mungesa e ideve”, pohoi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.
Sipas asaj që u tha në konferencën për media të LSDM-së, bëhet fjalë për blerjen e licencave vjetore për softuerin “Cellebrite Inseyets Online Pro”, si dhe për Recon ITR, Recon Lab dhe Exterro FTK Enforcement Bundle, në vlerë prej 9 milionë denarësh.



