LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve për të gjitha gënjeshtrat

Hristijan Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve për të gjitha gënjeshtrat, që i ka përhapur në mënyrë histerike në periudhën e kaluar me ndihmën e partnerit të tij prorus Dimitar Apasiev.

Si udhëheqës i koalicionit antievropian e gënjente popullin se vijon asimilimi, bullgarizimi, se dikush do të na e marrë identitetin, se gjuha jonë nuk është e mbrojtur, nxiste dhe shpifte.

Të gjitha të pavërtetat iu fundosën. Janë mposhtur veprimet destruktive dhe antievropiane të Mickoskit. I dështuan  skenarët e rrezikshëm për destabilizimin e shtetit dhe për shkaktimin e konflikteve etnike, nuk arriti ta bllokojë rrugën evropiane të shtetit.

Republika e Maqedonisë së Veriut i filloi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me gjuhë, identitet dhe kulturë të mbrojtur. Në BE hyjmë si maqedonas, me gjuhën maqedonase, me formulim të pastër pa fusnota dhe yje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close