LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM me disa premtime për zhvillimin e sferës mediatike në mandatin e ri

LSDM në pushtet para zgjedhjeve organizatave të mediave publikisht u premtoi formimin e shpejtë të organeve drejtuese të Radio televizionit të Maqedonisë dhe të rregullatorit të mediave në kuadër të reformave në media.

Duke u përgjigjur në pyetjet publike të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe të organizatave tjera të mediave dhe të gazetarëve, LSDM premtoi se menjëherë pas formimit të shumicës së re parlamentare, gjithë vëmendjen do ta përqendrojë në ndërtimin e servisit radioviziv publik të vërtet dhe të pavarur, të çliruar prej ndikimeve dhe trysnive politike.

“Këshilli programor i RTM poashtu edhe Këshilli i Agjencisë për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive, do të ketë, përbërje profesionale në pajtim me ligjin e ri. Pason procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, i cili do të jetë transparent dhe në bazë të kritereve dhe kushteve të përcaktuara. Ndërtojmë Këshill programor që do të jetë i pavarur, i fuqishëm dhe profesional, ndërsa servisi radioviziv publik, përfundimisht do të çlirohet prej çfarëdo qoftë ndikimi partiak apo politik”, thuhet në përgjigjet e LSDM.

Ato vlerësojnë se Servisi publik patjetër të jetë servis për informimin e qytetarëve, me drejtues profesionist, të cilët do të zgjidhjet hapur para syve të opinionit.

Përveç zgjedhjes së organeve drejtuese të RTM, LSDM ka premtuar edhe zgjedhjen e organeve në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, proces që ishte ngatërruar në Kuvend për shkak të interesave partiake të pushtetit dhe opozitës.

Sipas tyre, VMRO-DPMNE tërë vitin ka bllokuar zgjedhjen e Këshillit të pavarur të ASHMA.

“ASHMA dhe RTM do të fitojnë drejtues profesionist, të zgjedhur para opinionit publik, për çlirimin përfundimtar prej regjimit. Procesi do të jetë i hapur dhe transparent, i ngjashëm me atë për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit anitkorupsion. VMRO-DPMNE më nuk do ta pengojnë këtë proces, sepse LSDM do të fitojë shumicën e deputetëve dhe liria do të mbisundojë ndaj imponimit”, pohonte partia në pushtet.

Lidhur me çështjen e mbështetjes së gazetarisë profesionale për një periudhë më të gjatë, prej LSDM janë lavdëruar se kanë pezulluar reklamimin e qeverisë dhe taksën radiovizive, ndërsa kanë ulur për 30 për qind kompensimet për lejen e punës për të gjithë radiodifuzerët. Përveç kësaj, përmendet edhe distribuimi i 50 milionë denarëve për mbështetjen e të gjitha mediave të shtypura kombëtare dhe lokale, ndërsa kanë miratuar edhe Plan veprimi për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme.

Në këtë kontekst, në mandatin e ri do të propozojnë krijimin e laboratorit hulumtues mediatik, përmes të cilit studentët e gazetarisë prej fillimit të studimeve do të përfshihen në mënyrë proaktive në luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Sa i përket parimeve të strategjisë së mediave për media të pavarura, LSDM obligohet se bashkë me aktorë të tjerë do të punojnë për ndërtimin e hapësirës së sigurt, ku mediat e pavarura do të zhvillohen dhe do të rriten.

“Njëkohësisht, vazhdon ndihma për mediat, dhe forcimi i pluralizmit mediatik, i cili është i rëndësishëm për çdo shoqëri demokratike. Do të mundësojmë mbështetje të vazhduar direkte dhe indirekte për mediat e shtypura rajonale dhe lokale”, thuhet në përgjigjet.

Po ashtu, paralajmërohet edhe lehtësimi i qasjes në informata me karakter publik si dhe rritjen e transparencës së qeverisë dhe institucioneve.

“Procesi i llogaridhënies dhe transparenca, procesi i infoematava lehtësisht të qasshme edhe më tutje do të përparohet. Gjithsesi me mediat profesionale do të luftojmë kundër lajmëve të rreme dhe dezinforatave, të cilat kanë për qëllim ta manipulojnë opinionin”, thonë në LSDM.

Sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe për ndërprerjen e politikës së pandëshkueshmërisë, në LSDM thonë se kanë tolerancë zero për dhunën ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të medias, e cila është dëshmuar gjatë tre viteve të kaluara.

“Sot, për dallim prej 11 viteve të shkuara, gazetarët shkruajnë lirisht, lirshëm shprehen pa pasur frikë nga kërcënimet, sulmet dhe trysnit. Për shkak të kësaj, mes tjerash, dëshmojnë edhe rangimi në shoqatat e gazetarëve të njohura ndërkombëtare si “Fridom Hauz”, “Reporterët pa kufi”, dhe të tjera”, përgjigjen në LSDM lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe shtojnë se janë të gatshëm për bashkëpunim me palët e interesuara për të gjetur zgjidhje që do të garantojë siguri më të madhe.

Sipas tyre, gjatë tre viteve të shkuara seriozisht është ulur numri i sulmeve, ndërsa është rritur numri i rasteve të zbardhura dhe të zgjidhura të sulmeve kundër gazetarëve dhe kameramanëve.

Para zgjedhjeve LSDM premtonte se në bashkëpunim me shoqatat e gazetarëve do të kërkojë model më të mirë për ndihmë edhe për medat lokale për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre ekonomike.

“Njëra prej tyre po ashtu është edhe mbështetja për të paguar kontributet për të gjithë punëtorët e medias në të gjitha mediat duke ulur shpenzimet për mediat dhe duke ruajtur vendet e punës”, theksohet në përgjigjet.

Duke u përgjigjur në pyetjen për marrëveshjet kolektive në media për respektimin e të drejtave themelore të gazetarëve dhe të punëtorëve të medias, në LSDM thonë se si social-demokrat udhëhiqen prej parimit për forcimin dhe koordinimin me sindikatat, dhe përmes këshillit socio-ekonomik dhe me komunikim të drejtpërdrejtë me sindikatat.

“Qeveria do të jetë ndërmjetësues dhe do të nxisë çfarëdo lloj marrëveshje midis shoqatave të gazetarëve, sindikatave dhe pronarëve të mediave. Të drejtat themelore të puntorëve si gjithkund, vlejnë edhe në media dhe institucionet do të jenë të gatshme të përgjigjen dhe nuk do të tolerojnë çfarëdo qoftë shkeljesh të drejtave të gazetarëve dhe të punëtorëve të medias”, obligohen në LSDM.

Në fund, LSDM do të mbështet procesin e vetërregullimit të mediave dhe edukimin mediatik si mekanizëm i vetëm për sigurimin e lirisë së fjalës dhe të pluralizmit mediatik.

“Përcaktimi ynë programor është zbatimi i edukimit mediatik, veçanërisht te publiku i ri, duke inkuadruar përmbajte adekuate në lëndët e arsimit në shkollat fillore dhe të mesme, duke filluar prej vitit shkollor 2021/2022 dhe freskimin e tyre për një periudhë prej 2 deri në katër vite”, premtojnë më LSDM dhe shtojnë se edukimi mediatik do të jetë njëri ndër shtyllat kryesore të luftës kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close