LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: E rëndësishme që fëmijët u kthyen në shkollë, dialogu me SASHK-un vazhdon

Është mirë që sot nxënësit u rikthyen në mësime pas një mungese gati trejavore. Gjëja më e rëndësishme është që mësimi vazhdoi. Për fëmijët është më e rëndësishme që nxënësit të ndjekin mësimin, të zhvillohet procesi arsimor, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Ndërprerja e grevës së SASHK-ut dhe procesi i pajtimit janë një shans i mirë për vazhdimin e dialogut.Kjo mundësi duhet të përdoret për të arritur një zgjidhje në interes të mësuesve dhe nxënësve.Tashmë ka një propozim për rritje të pagave me 12 për qind, por edhe gatishmëri për një Kontratë të re të Përgjithshme Kolektive që do të krijojë një metodologji për rritje të vazhdueshme të pagave çdo vit”,thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se ato gjithmonë kanë mbështetur dhe kanë dëgjuar punonjësit e arsimit, duke theksuar se kanë rritur edhe pagat.

“Edhe gjatë krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike, qeveria e udhëhequr nga LSDM nuk hoqi dorë nga ngritja e pagave, por u angazhua për mbrojtjen e standardeve të jetesës, pagave më të larta dhe kushteve më të mira të punës për stafin arsimor dhe mbrojtjen e fëmijëve”

E për dallim nga VMRO-DPMNE të cilët 11 vite i nënvlerësuan mësimdhënësit, siç thuhet në kumtesën e LSDM-së, tani ato po mundohen edhe ta politizojnë grevën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close