LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM-BESA dhe BDI premtojnë që pas anëtarësimit në NATO, RMV-ja do të anëtarësohet në BE

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, para opinionit publik kanë vënë programet e tyre për zgjedhjet  e 15 korrikut. Përmes programit, si  dokument kryesore partitë politike shprehin qëndrimet dhe pikëpamjet në lidhje me çështjet më të rëndësishme për elektoratin. Por, përpos që vëmendja është fokusuar në sfera të ndryshme, ata theksin e kanë vënë edhe te kontributi i vendit si anëtar i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë – NATO-s dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Secila parti politike ka një strategji të re për rrugën euro-atlantike, gjegjësisht për në BE. Nga partitë në koalicionin LSDM- BESA, theksojnë se kanë plan të qartë për katër vitet e ardhshme, në rrugën evropiane. Ata e quajnë veten si kontribuues në anëtarësimin e vendit në ushtrinë e sigurisë, NATO- si aleancë më e fuqishme botërore. Prandaj ata pretendojnë të punojnë:

  • Ne do të sigurojmë një mision aktiv dhe të aftë të NATO-s që do të demonstrojë që vendi ka njohuri, përvojë dhe frymë të re moderne të punës dhe bashkëpunimit
  • Ne kemi siguruar informacionin dhe kontaktet e para me agjencitë përkatëse të NATO-s dhe në mandatin e ri do të ndihmojmë në mënyrë strategjike të gjitha kompanitë tona të interesuara të shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillim dhe eksport më të madh
  • Ne do të hapim 6 vendkalime të reja kufitare me fqinjët tanë në mënyrë që të lehtësojmë komunikimin më të lehtë në pikat kufitare me Kosovën-Sesimir-Restelica, Maiden-Promahi dhe Markova Noga me Greqinë, Klepalo me Bullgarinë, Serbinë Llojan-Miratovc, dhe Shqipërinë, Xhepishte-Trebishtës.
  • Ne do të fillojmë nismën për Qendrën Rajonale për Dialog – Forumi i Prespës. Një forum rajonal për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por edhe një forum për nisma të reja bashkëpunimi rajonal.
  • Ne do të digjitalizojmë shërbimet e bashkëqytetarëve tanë që udhëtojnë jashtë vendit.
  • Krijimi i një Këshilli Kombëtar të Diasporës.
  • Qendra për Diasporën në çdo komunë.
  • Agjencia për Migracion do riemërohet në Agjencia për Migracion dhe Diasporë.
  • Rritja e numrit të mësuesve të gjuhës amtare për zbatimin e mësimit të fëmijëve në diasporë.

Koalicioni LSDM-BESA, synojnë që vendin ta integrojnë dhe ta bëjnë pjesë e Bashkimit Evropian. Prandaj, ata premtojnë që:

  • “Deri në vitin 2024 do të hapim 80% të kapitujve të integrimit në BE.
  • Paratë evropiane për BE-në, në shtëpi – Nga fondet evropiane sigurojmë 2.5 miliardë euro për Maqedoninë e Veriut. Më shumë para për: agjendën e gjelbër, energjinë, konkurrencën, investimet kapitale, bujqësinë, kanalizimet, rrugët, furnizimin me ujë.
  • Paratë evropiane për standardet evropiane në shtëpi.
  • Krijimi i një strukture negociuese të motivuar, efikase dhe profesionale.
  • Vendosim një program të veçantë buxhetor për negociatat e BE-së në buxhetet e ministrive dhe institucioneve të tjera përkatëse.
  • Ne jemi duke negociuar në emër të të gjithë vendit. Prandaj, negociatat do të përfshijnë të gjitha. Qeveria, administrata, parlamenti, rregullatorët, shoqëria civile, komuniteti akademik, bota e biznesit.
  • “BE për qytetarët”- zhvillojmë një strategji gjithë përfshirëse të komunikimit që synon grupe të ndryshme të interesit – të rinjtë, njerëzit e biznesit, fermerët”, thuhet në programin e LSDM-BESA.

Nga partia politike shqiptare, e cila deri më sot ka qenë në krye të skenës politike, Bashkimi Demokratik për Integrim,në këto zgjedhje, janë fokusuar në shumë pika, ndër të cilat që vendi të përfitojë barazi të plotë për të gjithë qytetarët e RMV-së, duke respektuar identitetin etnik dhe me jetë cilësore sipas standardeve më të larta si anëtare e NATO-s dhe vend pretendent për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian. Ata sigurojnë:

  • Buxhet për NATO
  • Përfaqësim i drejtë në çdo gradë dhe çdo njësit
  • Shkollim dhe përgatitje profesional për çdo ushtarë dhe ushtarak
  • Pjesëmarrje adekuate në misionet paqësore dhe përfaqësitë e NATO-s
  • Armatë më afër qytetarëve (gjendje të emergjencës)

Për proceset negociuese me Bashkimin Evropian ata synojnë të jenë pjesë e këtyre bashkëbisedimeve dhe sigurojnë që brenda pesë viteve Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së. Dhe premtimet e tyre fokusohen vetëm në dy çështje, kur bëhet fjalë për rrugën drejt Evropës:

  • Udhëheqje me negociatat me Bashkimin Evropian
  • Anëtarësim i plotë në BE – 2025

 BDI, në këto zgjedhje përpos programit të ngjeshur me aktivitete, ka dal me kandidat për kryeministrin e parë shqiptar.

Ndryshe, partitë politike që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, do t’u mundësohet të marrin votat e qytetarëve deri më 15 korrik, ku edhe do të formohet qeveri e re e RMV.

Related Articles

Back to top button
Close
Close