MaqedoniTopLajm

Lokalet, Taravari: Gostivarin do ta fitojmë që në raundin e parë

Aleanca për Shqiptarët do ta fitojë Gostivarin që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Kështu deklaron kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekterai i ASH-së, Arben Taravari, sipas të cilit anketat e realizuara së fundmi partinë të cilës i takon ai e nxjerrin më mirë se BDI në Gostivar. Në lidhje me deklaratat e ministrit për punë të jashtme të RMV – së, Bujar Osmani, se ndryshimi në Gostivar flet zëshëm, Taravari tha se BDI – në e zë panika kur flitet për Gostivarin.

I pyetur për të komentuar deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili për bashkëpunim me subjektet politike shqiptare kërkon kryetarët e Këshillave në Gostivar dhe Tetovë, Taravari tha se nuk do të ketë pazare të tilla. Sipas tij, këto marrëveshje i di më mirë Osmani i BDI-së I cili ka qenë ministër i Gruevskit.

Edhe pse jo zyrtarisht, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fillim të nëntorit të këtij viti, duket se sërish gara për Gostivarin do t’i përballë Arben Taravarin nga ASH dhe Nevzat Bejtën nga BDI.

Related Articles

Back to top button
Close
Close