
Ditët e zgjedhjeve afrohen e partitë po ndezin motorët për të zgjedhur më të mirët për ti përfaqësuar qytetarët. Kryetari i Lëvizjes Besa po bën kalkulimet e matura brendapartiake me çka mbështetja ndaj kësaj lëvizje po ritet. Së fundmi në mbështetje të Lëvizjes Besa ka ardhur edhe veprimtari Bardhyl Mahmuti i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë përfaqësues politik në diasporë. Mamhuti njëherësh ka qenë edhe kryetarë i BDSH-së.
Nga ana tjetër Lëvizja Besa ka futur në fazën finale të përzgjedhjes Abdush Demirin, Blerim Sejdiun dhe Fadil Zendelin mëson nga burime të afërta TOP24.



