
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot njoftoi zgjatjen e afatit për aplikimin për subvencione.
“Siç e thamë edhe më parë, detyrimi i institucioneve shtetërore është të plotësojnë nevojat e qytetarëve për sa i përket subvencioneve. Kjo dëshmon edhe një herë se motivimi i fermerëve për të aplikuar për subvencione duhet të kuptohet si një komponent i zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Për t’i përmbushur ato sot, në një seancë të Qeverisë, ne do të propozojmë që të shtyhet afati i fundit për aplikim për subvencione për një muaj tjetër shtesë, kështu që në vend të 31.5.2021 të jetë 30.6.2021, duke i dhënë hapësirë shtesë që të gjithë të mund të aplikojnë, dmth të gjithë fermerët të aplikojnë për subvencione. “Ky është një hap përpara që si qeveri ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me fermerët dhe plotësojmë të gjitha kërkesat që ata kanë nga Ministria dhe institucionet shtetërore,” tha Ministri Hoxha për Agrotim përcjell Top24.



