LajmeSport

Lojtarët e Norvegjisë kthehen në shtëpi, Haland i befason të gjithë me atë çfarë mban në dorë

Përfaqësuesja e Norvegjisë ka lënë SHBA dhe është kthyer në vendlindje, pasi mbylli eksperiencën e saj në Botëror. “Vikingët” u eliminuan në çerekfinale, por lanë një imazh shumë të mirë dhe u cilësuan si surpriza e vërtetë e këtij edicioni.

Ekipi është kthyer në Norvegji, ku do të ketë një ceremoni në nderim të lojtarëve dhe stafit për këtë paraqitje dhe ku padyshim cilësohen heronj.

Pamjet e ekipit duke dalë nga avioni, kanë bërë bujë në rrjetet sociale për faktin se Haland mbante në dorë diçka shumë të pazakontë.

Sulmuesi norvegjez në javët e mëparshme kishte shfaqur në rrjete sociale pamje të kafshëve të balsamosura, por askush nuk e priste që të merrte një të tillë me vete.

Kamerat filmuan Haland duke u ulur nga avioni dhe ai mbante në dorë një rakun të balsamosur, që me sa duket e kishte marrë si kujtim nga vizita e tij në SHBA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close