
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile që janë pjesë e grupit për reformat në drejtësi Blueprint.
U hapën disa tema lidhur me agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, funksionimin e AKMIS-it në gjykata, si dhe propozimin për vendosjen e mbikëqyrjes mbi funksionimin e sistemit të shpërndarjes elektronike të lëndëve në prokuroritë publike. U diskutua edhe për zhvillimet aktuale në gjyqësor, në prokurorinë publike dhe në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në aspektin e funksionimit të organizatave civile dhe monitorimit të gjendjes në sektorin e drejtësisë.
Ministri Lloga propozoi që përfaqësuesit e grupit BLUEPRINT të përfshihen aktivisht në të gjitha proceset që zhvillohen në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht në Këshillin e TIK-ut dhe Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të Rregullores së Gjykatës.
Ministria e Drejtësisë i ka gjithmonë dyert e hapura për bashkëpunim me shoqërinë civile, që ka një rëndësi të madhe për disa procese në sektorin e drejtësisë.



