LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga: Gëzuar 9 Majin – Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Evropës!

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar ditën e Europës duke shënuar se BE-ja është e ardhmja e vendit tonë. Vendi ynë ka nevojë për një integrim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian. Kjo është mundësia më e mirë që i gjithë rajoni të hyjë në një fazë të stabilitetit dhe prosperitetit më të fuqishëm, shkruan Top24

“Republika e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet të hapave të guximshme dhe veprave tregoi dhe dëshmoi se është e përgatitur të jetë pjesë e familjes evropiane. Thelbi i të gjitha proceseve reformuese është që të arrijmë nivel më të lartë të zhvillimit dhe të sjellim standarde të larta evropiane.
Të vazhdojmë të hapërojmë fuqishëm përpara dhe le t’i përdorim të gjitha kapacitetet tona diplomatike për realizim më të shpejtë të ëndrrës së të gjitha brezeve, anëtarësimin e barabartë në Bashkimin Evropian.” ka shkruar Lloga.

Related Articles

Back to top button
Close
Close