LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti 25 vite pa Ilir Konushevcin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar 25 vjetorin e rënies së Ilir Konushevcit dhe doktorit Hazir Mala të cilët ishinvrarë në pritë gjatë furnizimit me armë për UÇK-në, shkruan Top14

25 vite më parë do të ndahej fizikisht nga ne, njëri ndër themeluesit e arradhave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtari im, heroi Ilir Konushevci.
I hidhur ishte çasti kur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së jehoi lajmi për rënien e tij bashkë me Doktor Hazir Malën. Ilirin e humbëm fizikisht, por atdhedashuria dhe shpirti i tij liridashës qëndroi ndër ne për të frymëzuar qëndresën deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.
Lavdi e përjetshme veprimtarisë kombëtare të Ilir Konushevcit, Hazir Malës dhe të gjithë të rënëve për Lirin e Kosovës!

Related Articles

Back to top button
Close
Close