
Didier Deschamps do të lorgohet nga posti i trajnerit të Francës, pas eliminimit nga Kupa e Botës.
Ai do të jetë në krye të ”gjelave” edhe në ndeshjen për vendin e tretë, shkruan IndeksOnline.
Vendin e tij do ta zë Zinedine Zidane, i cili nuk mori në konsideratë asnjë propozim tjetër gjatë 8 muajve të fundit, pasi donte vetëm punën si trajner i Francës.
Sipas raportimeve, Federata Franceze planifikon të nënshkruajë të gjitha dokumentet zyrtare me Zinedine Zidane-n pas përfundimit të Kupës së Botës.



