LajmeSport

Llapi njofton për largimin e Useinit

Qendërmbrojtësi Muhamed Useini nuk do të jetë më futbollist i skuadrës së Llapit.

Kështu ka njoftuar skuadra llapjane të shtunën gjatë ditës në faqen zyrtare.

Llapi ka shkruar se largimi i tij është bërë i mundur me marrëveshje të dyanshme.

Ai largohet nga Llapi pas një viti e gjysmë.

“Gjatë kësaj periudhe, Useini u dëshmua si sportist i jashtëzakonshëm, duke dhënë kontribut të çmuar për klubin, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ai u veçua për sjelljen korrekte, përkushtimin maksimal dhe profesionalizmin e lartë, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit dhe objektivave të ekipit”, ka shkruar Llapi.

Nga Llapi në këtë afat kalimtar dimëror janë larguar edhe disa futbollistë të tjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close