LajmeSport

Chiesa i hapur për t’u kthyer te Juventusi

Federico Chiesa nuk është duke i bërë presion Liverpoolit, por “La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se është i hapur për t’u kthyer te Juventusi, skuadra nga e cila u largua në vitin 2024.

Skuadra torineze dëshiron të përforcohet në krahun e majtë, aty ku luan Chiesa, dhe italiani shihet si transferimi i duhur.

Chiesa u largua në vitin 2024, në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, në kohën kur Cristiano Guintoli ishte drejtor sportiv, e Thiago Motta trajner.

Transferimi i Chiesas synohet të bëhet fillkimisht në formë huazimi.

28-vjeçari me Liverpoolin i ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.

Related Articles

Back to top button
Close
Close