LajmeMaqedoniTopLajm

Llalla: Mickoski sulmon BDI-në sepse ata e çuan në opozitë

Analisti politik dhe njohësi i rrethanave politike, Arben Llalla nëpërmes një prononcimi për indeks.mk i është përgjigjur liderit të VMRO-së dhe tezave të tij se BDI-ja duhet të shkojë në opositë.

Në deklaratën e tij, Llalla ka thënë se nuk është Mickoski faktor që do të mund tu diktoj shqiptarëve se kë duhet ta votojnë.

“Në rradhë të parë nuk e përcakton Mickoski se për cilën parti do votojnë shqiptarët. Unë e kuptojë dhimbjen e Mickoskit sepse ka qenë BDI ajo që e ka çuar në opozitë VMRO-në dhe ua ka prishur planet anti Europiane. Por Mickoski nuk na tha se me cilët parti shqiptare ka dëshirë të bashkëqeverisë? Mickoski quhet të mos bëj lojë fjalësh, por të jetë i qartë dhe ta ketë të qartë se janë shqiptarët ata që vendosin me votën e tyre se cila parti do i përfaqësojë në qeveri. E këshillojë Mickoskin mos të futet në ujëra të trubullta se mbytet e mbetet në opozitë edhe disa vite të tjera. Sa më shumë VMRO dhe Mickoski e sulmojnë BDI aq më shumë i rritet autoriteti dhe pesha politike tek votuesit shqiptar BDI”, deklaroi Llalla.

Shton se Bashkimi Demokratik për Integrim ka krijuar shkollën dhe strategjinë më të fortë dhe fiton zgjedhjet, raporton indeks.mk

“Të gjithë e kanë të qartë se BDI ka ndërtuar shkollën dhe strategjinë për të fituar zgjedhjet. Ka një sërë faktorësh strategjik që BDI fiton në kampin shqiptar prandaj e këshillojë Mickoskin ta lërë një derë diplomatike të hapur me BDI sepse kështu si po ecën punët BDI do i fitojë edhe një palë zgjedhje. Opozita shqiptare është dobësuar shumë, është e përçarë keqas dhe smund të bashkohet e ta rrëzojë mitin e fituesit të BDI”, shtoi Llalla.

Së fundmi, VMRO-ja e Mickoskit ka shfaqur afërsi të paparë me Lëvizjen Besa dhe Levicën e Apasievit dhe po tentojnë bllokimin e rrugës europiane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close