LajmeSport

Liverpool rikthehet në Europa League pas shtatë vitesh, Salah reagon në rrjetet sociale

Pas triumfit të Manchester United me rezultatin 4-1 ndaj Chelseat, “Djajtë e Kuq” siguruan pjesëmarrjen në Champions League duke shuar shpresat e Liverpool për vendin e katërt të Premier League.

Kështu, për herë të parë nga sezoni 2015/16, The Reds do të rikthehen të luajnë në Europa League teksa në rrjetet sociale, Mohamed Salah i kërkoi falje tifozerisë së tij duke e pranuar se skuadra i zhgënjeu ata.

“Jam i shkatërruar dhe nuk ka asnjë justifikim për këtë sezon. Kishim të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar në Champions League, por dështuam. Jemi Liverpooli dhe të kualifikimi për në grupet e Champions League është minimum për këtë klub. Më vjen keq dhe tani nuk dua të filloj të flas me optimizëm për të ardhmen pasi nuk është ky momenti. Zhgënjyem tifozët dhe veten”, përmbyll postimin e tij Salah.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close