LajmeSport

Ish-futbollisti i Barcelonës i sfidoi me gjestin unik të Messit, tërbohet Chiellini: Je një palaçio

Derbi i fundit i Los Angels-it ndërmjet LA FC dhe LA Galaxy pa ekipin mysafir të triumfojë 2-0. Një rezultat që nuk u tret nga Giorgio Chiellini, edhe për shkak të qëndrimit të Riqui Puig.

Ish-mesfushori i Barcelonës shënoi golin përfundimtar për 2-0, i cili mbylli ndeshjen. Megjithatë, në ngazëllimin e golit, tregoi fanellën e tij për tifozët kundërshtarë, siç bëri Messi në një “El Clasìco” të famshme.

Një gjest që tërboi Chiellinin, pas fishkëllimës së fundit të arbitrit kryesor. Në fakt, teksa Riqui Puig po jepte një intervistë në një zonë të përzier të stadiumit, ish-kapiteni i Juventusit kaloi shpejt pas tij duke thirrur nja dy herë “palaçio” në spanjisht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close