BotaLajmeTopLajm

LIVE | Zgjedhjet Presidenciale 2020, Amerika vendos mes Trump dhe Biden | REZULTATET

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një të-ë tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

LIVE 

Rezultatet live

 

 Click the map to create your own at 270toWin.com

 

MINUTË PAS MINUTE

11:00 | Trump fiton Floridën

Presidenti Trump fiton shtetin e Floridës me 29 vota elektorale. Dy kandidatët e shihnin Floridën si shumë të rëndësishme në këtë garë dhe e kanë vizituar shumë shpesh këtë shtet gjatë fushatës.

10:46 | Shtetet që përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të përcaktohet nga një pjesë e shteteve, të cilat do t’i fitojë ose presidenti amerikan, Donald Trump, ose sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden.

Ato luajnë rol kritik në mbledhjen e 279 votave elektorale që duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Nga 13 shtete kritike, në shtatë ende nuk dihen rezultatet, katër i ka fituar Trump, ndërsa dy Biden.

Për shkak të rritjes së numrit të votave përmes postës, pas shpërthimit të pandemisë me koronavirus, publikimi i rezultateve përfundimtare mund të marrë disa ditë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close