LajmeMaqedoniTopLajm

Bytyqi: Vendimi që të mbulohet pushimi mjekësor nga coronavirusi vlen edhe për sektorin privat

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi duke sqaruar vendimin qeveritar theksoi se pushimi mjekësor do të mbulohet plotësisht për të gjithë të infektuarit e COVID-19 si për administratën shtetërore ashtu edhe për sektorin privat.

“Kur themi do të shfrytëzojnë pushimin mjekësor dhe se 100% do të mbulohen shpenzimet do të thotë se fondi po e merr barrën financiare”, tha Bytyqi.

I pyetur nëse do të ketë shkurtesa në sektorin privat për shkak se punon online, ai u përgjigj se mometnalisht ka rotacione në administratë dhe kjo s’do të thotë se të punësuarit nuk janë në punë, por punojnë edhe nga shëpia.

“Mendoj se duhet ta ndryshojmë qasjen ndaj administratës. Nuk duhet të sillemi në mënyrë diskriminuese ndaj tyre. Ata janë bashkëqytetarë tanë dhe nuk janë imunë ndaj coronavirusit për të thënë se një e drejtë e caktuar nuk vlen për ato. Ka rotacion, por punojnë nga shëtpia”, tha Bytyqi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close