LajmeMaqedoniTopLajm

Liridon Useini nga HMV viziton kompaninë e Lokomotivave Konçar në Kroaci

Shefi i kabinetit të drejtorit të HMV SHA Shkup, Liridon Useini së bashku me këshilltarin kryesorë të Drejtorit Gjeneral z. Erkan Zeqirin, Drejtorin e Tërhqjes së Trenave, z. Sashko Angelovski dhe këshilltarin e Drejtorit Gjeneral z.Petar Batalakov si pjesë e delegacionit nga HRMV Transport – Shkup, kanë takuar përfaqësues të lartë të kompanisë më të madhe në Kroaci dhe rajon për prodhimin e Lokomotivave “KONÇAR” në Zagreb, shkruan Top24.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte gjetja e zgjidhjeve për riparimin e lokomotivave elektrike dhe me naftë, si dhe mundësinë për blerje të trenave dy pjesësh, të reja elektrike dhe me naftë.

“Vizituam ambientet e këtij prodhuesi kryesor kroat dhe rajonal i lokomotivave elektrike, trenave me motor elektrikë dhe naftë-elektrikë, ku përfaqësuesit e kompanisë “KONÇAR” na njoftuan me teknologjitë e reja për mirëmbajtjen dhe prodhimin e lokomotivave elektrike dhe lokomotivave me naftë.” tha Liridon Useini shef kabineti i drejtorit të HMV, Majan Vejseli.Top24

https://www.facebook.com/100036109672643/posts/pfbid025y7zbUqz9ZKQSJ86cXQRW7zdsKM6Z4R34NLe6NHVFg5jyrw4H4WtPLf3mhojVvH5l/

Related Articles

Back to top button
Close
Close