LajmeMaqedoniTopLajm

Lideri i opozitës bullgare: Nëse qeveria vendos heqjen e vetos për Maqedoninë, jemi pro…

Opozita bullgare duket se i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Maqedonisë së Veriut, rrjedhimisht edhe Shqipërisë për të zhbllokuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian. News33.tv përcjell se lideri i opozitës Boyko Boris ka ndryshuar mendim me humbjen e zgjedhjeve duke mbajtur një qëndrim të hapur pro heqjes së vetos nëse kjo gjë propozohet në parlamentin bullgar.

“Nëse qeveria bullgare bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzon në Parlament, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim. Shkupit i është thënë se i ka “dy-tri” tema që duhet të zgjidhen, pakicat, të ndryshojë Kushtetuta, të qartësohet historia dhe më pas të vazhdojë më tej. Bullgaria në asnjë rast nuk e ka ndaluar Maqedoninë e Veriut. Nuk është e mundur të hyhet në BE dhe të mbarten probleme me vete prandaj Sofja vetëm i ka ngadalësuar Shkupin dhe Tiranën. Bullgaria nuk e bllokoi Maqedoninë. Ne mendojmë se nuk është e mundur të futen probleme në BE, kështu që thjesht e ngadalësuam Shkupin dhe Tiranën. Për Bullgarinë do të jetë më mirë nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë pjesë e BE-së,“–tha Borisov.

Ndërkohë që jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana është me sytë nga Sofja, pasi vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veritu ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit

Related Articles

Back to top button
Close
Close