
Në një atmosferë impozante kuvendi masovik i nëndegës së Lëvizjes BESA në fshatin Kapazhdoll zgjodhi Alajdin Aliun për kryetar të nëndegës.
Të pranishëm në këtë kuvend ishin sekretari organizativ i Lëvizjes BESA z. Adnan Azizi, kreu i komunës së Zhelinës z. Blerim Sejdiu, anëtari i kryesisë qendrore z. Ali Alili, si dhe mysafiri nga Dibra, mjeku Nehat Hysa, i cili përshëndeti kuvendin me një fjalë rasti thuhet nga Lëvizja Besa.






