LajmeMaqedoniTopLajm

Lëvizja Besa për takimin Ali Ahmeti-Bilall Kasami: Shteti ka nevojë pë rivendosjen e institucioneve me kapacitet të plotë

Lëvizja Besa bëri të ditur se “sot në Shkup me ftesë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti u realizua takim mes kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe z.Ahmeti”.

“Në këtë takim u vlerësua përfundimi i procesit zgjedhor konform raportit të OSBE/ODIHR, si dhe palët u dakorduan se shteti ka nevojë për rivendosjen e institucioneve me kapacitet të plotë përmes formimit sa më të shpejtë të Qeverisë dhe shumicës parlamentare”, prononcohen nga Lëvizja Besa. Ata shtojnë se bashkëbiseduesit u dakorduan se duhet të ketë një dialog të hapur dhe të vazhdueshëm për sa i përket temave që kanë të bëjnë me interesat e përbashkëta siç janë proceset integruese për anëtarësim e vendit në Bashkimin Evropian dhe reformave që janë të domosdoshme për sa i takon sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës

Related Articles

Back to top button
Close
Close