LajmeMaqedoniTopLajm

Milloshevi: Shtipi nuk do të vihet në karantinë

Shtipi nuk do të vihet në karantinë edhe krahas numrave të përditshëm dyshifrorë të të infektuarve. Për këtë as nuk është biseduar në Komisionin për sëmundje infektuese, theksoi sot në konferencën e sotme për shtyp të sekretarit shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vlladimir Milloshev dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski.

“Nuk jemi duke menduar në këtë moment për karantinë dhe nuk shoh arsye. Karantina nuk përcaktohet sipas kufirit të epërm të pacientëve të infektuar. Karantina përcaktohet në bazë të rrezikut të transmetimit të brendshëm të përhapjes së virusit pasi deri më tani koncentrimi ishte në një klaster të përcaktuar apo institucion, ndërsa nuk kemi pasur shtrirje të gjerë dhe prandaj nuk shoh arsye për karantinë”, tha Milloshev.

Ai theksoi se do të përforcohet kuadri i Repartit Infektiv në Shtip dhe i Qendrës për Shëndet Publik – Shtip.

Shpreson se numri nuk do të eskalojë. Vijojnë edhe aktivitetet për 16 spitale mobile në vend ndërsa në to do të sigurohen aparate, makina për testim me qëllim që testet nga qytetet të mos dërgohen në Shkup për analiza.

Në shtabin komunal të krizës sot janë sjellë konstatime, në mesin e të cilave edhe masat e mirënjohura për mbrojtje nga infektimi, siç janë distancimi fizik, mbajtja e maskës, larja e duarve por edhe rekomandimi që të shmangen tubime më të mëdha në hapësirë të mbyllur.

“Të gjithë qytetarët e infektuar t’i respektojnë masat e izolimit dhe të japin informacione të sakta në listat anketuese duke i paraqitur të gjitha kontaktet. Rekomandim për sektorin privat është ta shfrytëzojnë pushimin vjetor veçanërisht aty ku ka të punësuar të infektuar”, tha Boçvarski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close