LajmeMaqedoniTopLajm

Lëvizja Besa dënon sulmin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën

Lëvizja Besa përmes një kumtese të lëshuar për media ka dënuar sulmin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën shkruan TOP24.

Luftërat dhe agresionet ushtarake duhet t’i mbeten shekullit të kaluar, prandaj denojmë çdo veprim të Rusisë në cënimin e sovranitetit territorial të Ukrainës. Evropa dhe bota kanë nevojë për paqe, ku çdo popull do shijojë lirinë në shtetin e vet, ndërsa okupacionet përmes luftrave shkatrimtare si në rastin e Rusisë, duhet njëzëri të dënohen” thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa përcjellë Top24.

“Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës paraqet një nga aktet më të rënda me të cilin po ballafaqohet Evropa që pas luftës të dytë botrore.

Papërgjegjësia e Rusisë ndaj paqes dhe sigurisë globale mund të sjellë në pasoja të rënda që përveç humbjeve në aspektin ekonomik për fat të keq do sjellin edhe humbjen e jetës së shumë njerëzve të pafajshëm.

Luftërat dhe agresionet ushtarake duhet t’i mbeten shekullit të kaluar, prandaj denojmë çdo veprim të Rusisë në cënimin e sovranitetit territorial të Ukrainës.

Evropa dhe bota kanë nevojë për paqe, ku çdo popull do shijojë lirinë në shtetin e vet, ndërsa okupacionet përmes luftrave shkatrimtare si në rastin e Rusisë, duhet njëzëri të dënohen.

Urojmë që së shpejti gjithë aleatët e Ukrainës të dalin në mbrojtje të popullit ukrainas dhe agresioni ushtarak rus të merr fund, duke mos lejuar përshkallzimin e saj që mund të sjell pasoja të rënda për gjithë njerzimin.

Lëvizja BESA

24.02.2022

https://levizjabesa.mk/levizja-besa-denon-sulmin-ushtarak-te-rusise-ndaj-ukraines/?fbclid=IwAR3STsrJE8rY9DL8JSSz4qkw_O8AJJfEsl10PQZ-khI83Xq8FlkGzJz9s70

Related Articles

Back to top button
Close
Close