BotaLajmeTopLajm

Ukrainasit i përgjigjen Presidentit për luftë si vullnetarë: Presin në radhë për ta rrokur një armë

Disa burra shihen që janë rreshtuar për t’u paraqitur si vullnetar në Forcat e Armatosura në perëndim të Ukrainës.

Kjo erdhi pasi që presidenti Ukrainës pak më parë tha se shteti i tij do të japë armë për secilin që dëshiron të mbrojë vendin e tij.

Trupat pushtuese të Rusisë kanë pësuar humbje të mëdha në territorin e Ukrainës, ndërsa luftimet po vazhdojnë, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporon agjencia ukrainase e lajmeve, Interfax.

Zelensky nëpërmjet një konference për media iu drejtua popullit, duke thënë se “armiku do të pësojë edhe më shumë”.

“Forcat e armatosura të Ukrainës po luftojnë vërtet shumë, duke zmbrapsur sulmet në Donbas, rajone të tjera në lindje, veri, jug. Armiku ka pësuar humbje serioze, armiku do të pësojë edhe më shumë. Ata erdhën në tokën tonë”, tha Zelensky./Periskopi

Related Articles

Back to top button
Close
Close