LajmeMaqedoniTopLajm

Lehtësime në provimin e maturës shtetërore, bëri të ditur MASH-i

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në kumtesën dërguar mediave informoi për kërkesat e pranuara të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të cilët sot kishin takim me ministrin Jeton Shaqiri.

“Do të ndahen materialet për provimet interne dhe bazat e pyetjeve jo më vonë se katër javë para provimit intern me numër pyetjesh tre herë më të lartë se numri i pyetjeve në provim, universiteteve do t’iu rekomandohet që provimi i parë ekstern të jetë përkatës për të gjitha programet studimore ndërsa do të rekomandohet ndryshimi në raportin e pikëve ndërmjet provimeve eksterne dhe interne gjatë regjistrimit, në favor të atyre interne. Këto janë kërkesat e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për përshtatjen e provimit të maturës shtetërore, të cilat u pranuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndërsa sot në takim i njoftoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri”, njofton MASH.

Për shkak të kalendarit tashmë të miratuar për këtë vit shkollor, nga ana e Ministrisë u sqarua se nuk mund të shtyhet data e provimit të parë ekstern që është një nga kërkesat e Unionit.

“Prandaj, si zgjidhje plotësuese dhe kompromis u ofrua zvogëlimi i vëllimit të testimit nga gjuha amtare përmes plotësimit të Konceptit për dhënien e provimit të maturës shtetërore, provimit të maturës shkollore dhe provimit përfundimtar në arsimin e mesëm publik”m njofton Ministria.

Related Articles

Back to top button
Close
Close